Albi Nako tregon për kafshën shtëpiake më të pazakontë që ai ka mbajtur për 10 vite

By

“Dashuria për kafshët” është tema që është trajtuar së fundmi në emisionin “Opinion”, ku të ftuar në panel kanë qenë një sërë personazhesh të njohur që kanë treguar dashurinë e tyre për kafshët.

Njëri ndër të ftuarit ishte edhe koreografi i njohur  shqiptar Albi Nako i cili ka rrëfyer se për 10 vjet ka jetuar me një Piton [lloj gjarpri]me të cilin edhe ka ndarë shtratin për të fjetur.

“E kam mbajtur edhe në krevat unë. Nuk është se e kisha bashkëshorte jo. Por vija unë në darkë në shtëpi, doja t’i kushtoja kohë dhe e merrja dhe një herë kam qenë përmbys duke parë televizor dhe më ka zënë gjumi fiks siç është ajo shprehja me gjarprin në gji. Kështu kulaç komplet. Ishte nën mua. Nuk reagonte fare”, ka treguar Albi teksa rrëfeu se kur e ëma e pa mendoi se djali i saj ishte çmendur. /Prive.al

Image result for python

 

 

Artikuj të ngjashëm