Llogaria e Albërie Hadërgjonajt në Instagram nuk është më në pronësinë dhe menaxhimin e këngëtares.
Ajo ka rënë pre e një sulmi kibernetik, dhe në llogarinë ku ajo numëron 196 mijë ndjekës dikush ka marrë kontroll.
Emri i llogarisë është ndërruar në “Alejo Canova” dhe se të gjitha postimet e mëhershme të këngëtares janë fshirë.
Deri më tani nuk ka pasur reagim nga këngëtarja në platforma të tjera sociale dhe as nga të afërmit e saj. /Prive.al