Pas hitit me ritme verore në bashkëpunim me Dafinën, Alban Skënderaj ka publikuar këngën e tij më të re.
‘Ja ku jam’ titullohet ky projekt me muzikë e tekst të Albanit i cili duket se si krijim muzikor e rikthen këngëtarin në ‘origjinë’.
Kënga është punuar tek Kledi Bahiti dhe është fiks në ujërat e Albanit të dikurshëm, muzika e të cilit nuk ka e as nuk do të ketë ndonjëherë datë skadence.
Ndiqeni të plotë projektin në vijim, nëse se keni dëgjuar ende. /Prive.al