Disa ditë më parë, Prive.al raportoi e para mbi koncertin e Alban Skënderajt në Prishtinë përgjatë muajit Qershor.
Tashmë, ka qenë vetë këngëtari ai i cili e ka konfirmuar eventin, shoqëruar me detajet përcjellëse.
‘Hapësira e një ëndrre’ do zhvillohet në Prishtinë me datë 19 Qershor në sallën ‘1 Tetori’.
Përmes Instagram-it, Albani ka zbuluar detajin se biletat mund të blihen nga data 1 Qershor jo vetëm në Prishtinë, por shumë pika shitëse në gjithë Kosovën, Shqipërinë dhe diasporën, marrë shkas edhe nga niveli i koncertit.
Detajet e plota ua sjellë më poshtë postimi i plotë. /Prive.al