Albana Osmani takon burrin e ëndrrave të shumë grave (FOTO)

By

Qe bërë tejet i famshëm me një fotografi të vetme. Dhe atë më të pazakontën.

Jeremy Meeks ishte akuzuar për vjedhje, por kësaj pune ia kishte parë hairin goxha shumë. Ai ishte aq i pashëm, sa bota virtuale po çmendej pas tij.

Gratë anë e mbanë kishin klikuar mbi imazhin e tij, duke krijuar simpati për të burgosurin me një fytyrë të mahnitshme.

Por fatin ta takonte e të bënte fotografi me të, e pati moderatorja shqiptare Albana Osmani, e cila po merr pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Albana që fotografinë e modelit Meeks e ka publikuar në Instagram, ka kërkuar 1 minutë heshtje nga gratë.

Përndryshe, prezantuesja shqiptare e veshur nga dizajneri kosovar Valdrin Sahiti, ka tërhequr vëmendjen e një mediumi të madh botëror siç është Daily Mail, ku është shkruar me fjalë komplimentuese për dukjen e saj. /Prive.al

1 minute heshtje mi graaaaaaa ? #Cannes2017 @jmeeksofficial

A post shared by Albana Osmani (@albanaosmani1) on

#Cannes2017 dress @geraldina_sposa @jmeeksofficial

A post shared by Albana Osmani (@albanaosmani1) on

Artikuj të ngjashëm