Albana Osmani në një film në Hollywood!

By

Është një ndër prezantueset më të dashura të ekranit shqiptar. Por shumë shpejt do e shohim jo vetëm në këtë rol. Albana Osmani ka nënshkruar kontratë me kompaninë Mercury Films për një film që ka në qendër Shqipërinë, pikërisht Lazaratin.

‘Lazarat Burning’ mban emrin projekti kinematografik i përmasave botërore që në kast të saj do të përmbaj emra të njohur të filmit në Hollywood.

Këtë herë ata bëhen bashkë edhe me aktorë shqiptarë për të treguar një histori ndryshe që ndodh në zemër të Shqipërisë.

Ky film flet për Bujar Savën, dëshmitar i vdekjes tragjike të prindërve të tij pas katastrofës së skemave piramidale në vitet ’90.  Me tu rritur Sava bëhet pjesë e forcave të policisë për të shkatërruar kreun e mafias në Lazarat.

‘Lazarat Burning’ do të publikohet në qershor të 2017-tës e sipas producentëve kjo një ngjarje e vërtetë. /Prive

Posteri i filmit 'LAZARAT BURNING'
Posteri i filmit ‘LAZARAT BURNING’

Artikuj të ngjashëm