Alban Skënderaj ngrit pikëpyetje për përhapjen e coronavirusit në Shqipëri

By

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka marrë vëmendjen e shumë ndjekësve të tij me një analizë të tij në lidhje me coronavirusin.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtari është shprehur se ka përshtypjen që ky virus mund të jetë përhapur në masë marrë shkas nga simptomat gripale të përsëritura edhe të tij personalisht.

Madje, në shkrimin e tij, Albani hedh hipotezën se ky virus mund të jetë bartur në Itali nga Shqipëria, nëse nuk do të ndodhë anasjelltas.

Aktualisht, shteti shqiptar përmes Ministrisë së Shëndetësisë ka nënvizuar faktin se zyrtarisht nuk ka asnjë të infektuar, ndonëse media të caktuara kanë ngritur pikëpyetje mbi transparencën e institucioneve.

Sakaq, pak ditë më parë, një vajzë u mor në pyetje nga policia për ‘përhapje paniku’ pas disa mesazheve zanore në të cilat shprehej se ishin të paktën 12 raste me këtë virus të regjistruara në Shqipëri.

Një pyetje që na shkon nëpër mend është se përse Albanit si fytyrë publike me shumë ndjekës, iu desh që të lëshohej në konspiracione përmes konspiracionit? Apo ka informacion më të detajuar? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm