Këngëtari shqiptar Alban Skënderaj, pritet të performojë në Prishtinë me 19 Qershor.
E meqë edhe pak ditë na ndajnë nga koncerti madhështor i kantautorit, përveç se me muzikën e tij, ai pritet ta mahnisë publikun edhe me skenën ku do performojë.
Një video e një animacioni 3D e publikuar në profilin e këngëtarit, shfaqë të transformuar sallën e sporteve “1 tetori në Prishtinë”, ku Skënderaj do të këndojë.
Salla e sporteve e kryeqytetit kosovar, duket magjike nga ky animacion dhe krejtësisht e transformuar, për ta dhënë ndjesinë e një koncerti me përmasa botërore.
Madje ai jep edhe detajet se ku mund t’i blini biletat, duke theksuar se interesimi është tejet i madh.
Skënderaj po ashtu, sapo është martuar me partneren e tij prej 12 vitesh, këngëtaren Miriam Cani, ndërsa dje publikoi këngën “Duamë”, me bashkëshorten e tij, e klipi përmban edhe skena nga dasma e dyshes në ishujt Maldive. /Prive.al