Alban Ramosajt i ndodh e papritura: “Nuk e di se si ja dolët…”

By

Para pak kohësh u bë e ditur se Alban Ramosaj do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës. Fituesi më pas përfaqëson Shqipërinë në spektaklin e madh të Eurovision.

Por, kënga e tij me titull “Theje” po qarkullon në rrjete sociale. Sot ka ardhur edhe reagimi i Albanit i cili përmes një statusi në Instastory falenderon fansat për reagimet po shkruan se kjo nuk e ndihmon atë si artist.

“Nuk e di se si ja dolet, por kenga ime #Theje u hakua dhe esht publike para kohe… Se pari dua t’ju falënderoj per reagimet, urimet dhe fjalet e mira qe po me falni por nuk eshte kjo menyra e duhur… eshte e jashtligjshme (pirateria) dhe nuk me ndihmon mua si artist ne asnje forme. Do e vlersoja mijra here me shume nese do e shperndanit nga kanali im madje me qef shume te madh do ua bej repost edhe ketu edhe ne tëitter, gjithandej. Sidoqofte, ju dua shume por ju lutem te tregoheni me përgjegjës”, shkruan ai në postimin e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm