Alban Ramosaj vetë i dyti në Stamboll! Kush është bukuroshja që po e shoqëron?

By

Bëri shumë bujë me setet e fundit fotografike, i vetëm dhe në shoqëri të motrës së tij, Beatrixin.

Fjala është për këngëtarin Alban Ramosaj i cili dëshmoi para aparatit të Endrit Mërtirit se mund t’ia dalë edhe si model falë të gjitha premisave.

E nuk dihet nëse kjo është arsyeja që e çoi këngëtarin bukurosh në Stamboll ditën e djeshme ku mori rrugë vetë i dyti.

Albani në destinacionin turk po shoqërohet nga një modele bukuroshe, Oriola Marashi e cila në bazë të postimeve rezulton të jetë e angazhuar me sete fotografike për një kompani fustanesh me bazë në Stamboll.

Nisja e dyshes drejt metropolit si çift ka ngjallur jo pak dilema mbi një lidhje të mundshme mirëpo e cila nuk qëndron marrë shkas nga një varg indikacionesh që lëjnë të kuptohet se dyshja kanë vetëm një miqësi të mirë. Atyre më pas duket t’iu jetë bashkangjitur edhe fotografi Endrit Mërtiri duke vulosur faktin që sipas të gjitha gjasave puna i ka lidhur të lartëpërmendurit.

Kujtojmë se jo shumë kohë më parë, Albani u përfol për një lidhje me një tjetër modele, Elena Likën që u përgënjeshtrua nga të apostrofuarit që ndajnë mes vete shoqëri të pastër. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm