‘Çkemi’ është projekti i fundit që solli nipi i Albërie Hadërgjonaj dhe vëllai i Beatrix Ramosaj, Albani. Pas suksesit që shijuan vajzat e familjes Hadërgjonaj-Ramosaj është radha për të vetmin mashkull me ambicie muzikën.
Projekti debutues ishte goditje në shenjë pasiqë grumbulloi mbi 1 milionë shikime në kanalin e artistit në YouTube.
‘Çkemi’ erdhi pas pjesëmarrjes në garën e talenteve ‘The Voice of Albania’ ku mori mbështetje nga publiku por edhe nga këngëtarët tashmë të afirmuar.
Pas më shumë se një vit nga kënga e parë, Albani ka finalizuar këngën e tij më të re që pritet të jetë ritmike.
Të shtunën ka filluar edhe xhirimet e spotit që do të publikohet brenda pak ditëve.