Alba sqarohet me Lumbardhin: Je djalë i mirë, do të respektoj gjithmonë (VIDEO)

By

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alba ka pasur një bisedë sqaruese me Lumbardhin, pas tensioneve në natën ‘Prime’ të së hënës.

Kësisoj, ajo ia ka ritheksuar qëndrimet e saj Lumbardhit, derisa ka thënë se ka respekt për të dhe e ka lavdëruar për djalin që është.

“Ngacmimet për mua janë këto lojëra kur më thua ‘nuse’, e di që se kishte seriozisht. Unë këtë po e thoja, të thash 100 herë gjatë ‘Prime’ se ‘je djalë i mirë’ dhe që kam respekt për ty. Nëse do flisja keq për ty, do të ishte në rregull të ishe mërzit”, i ka thënë Alba, Lumbardhit.

“Unë s’dua kurrë me të vra, se ndihem keq edhe unë pastaj. Je shumë djalë i mirë dhe më ke respektuar prej fillimit të lojës, dhe unë do të respektoj ty gjithmonë”, ka shtuar tutje ajo.

Për më shumë detaje rreth kësaj bisede mes dyshes, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm