I është bërë një jetë e tërë në skenë e televizion. E nisi qysh në moshë të re ndërsa tani Alaudin Hamiti, ka bërë karrierë të bujshme televizive duke qenë prezent në emisione e si drejtor i platformës televizive ARTMOTION e aktualisht edhe si moderator i emisionit Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova.
Ai gjithmonë përcjell imazhin e energjisë së pashtershme rinore por duke e shoqëruar gjithmonë me pjekurinë e dhjetra viteve eskperiencë televizive. Alaudini i cili shkurt nga të gjithë thirret ‘Din’, i ka kaluar moti të 30-tat e është afër të 40’ve.
Hamiti ka mbushur 39 vjet, ndërsa për ta festuar këtë ditëlindje ai zgjodhi Athinën e Greqisë si një vend interesant për tu “arratisur” – dhe siç duket do jetë një udhëtim mbreslënës!
Familja, kolegët dhe rrethi i ngushtë i tij nuk kanë kursyer urime më të përzemërta për këtë ditëlindje.
Moderatorja Liberta Spahiu e ka uruar këndshëm shokun e saj të ngushtë duke shprehur edhe një herë se sa është i rëndësishëm ai për të.
Festës së ditëlindjes së Dinit i është bashkuar edhe Valdrin Sahiti, i cili po ashtu bën pjesë në rrethin e ngushtë të moderatorit./ Prive.al