Aktori Kushtrim Hoxha me rol në serialin e famshëm amerikan ‘Black List’

By

Aktori i famshëm kosovar Kushtrim Hoxha, ka kohë që ka nisur hapat e një karriere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoxha që për publikun kosovar është një figurë shumë e dashur, së fundmi ka qenë pjesë e një seriali shumë të ndjekur e të vlerësuar amerikan.

Prodhim i NBC, seriali “Black List”, ka miliona ndjekës në mbarë botën ndërsa është Hoxha ai që ka fituar një rol të vogël në këtë shfaqje televizive amerikane.

Seriali tashmë numëron 7 sezone, kurse aktori kosovar do të luaj në episodin e 11të të serialit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm