Gazetari i njohur dhe moderatori i njërës prej emisioneve më të ndjekura në vend, Alaudin Hamiti, zhvilloi një sesion pyetjesh përgjigjesh në llogarinë e tij në Instagram.
Hamiti jo shumë shpesh zhvillon këso sesionesh, por edhe atëherë kur e bën kujdeset të përgjigjet gjerë e gjatë në çdo pyetje, dhe nuk lë pa publikuar edhe kritikat që merr.
Një ndjekës i kërkon të tregojë, ‘një gjë që e admiron tek vetja dhe një që nuk e duron dot.’
Ai më pas përgjigjet duke thënë se tek vetja e adhuron shpirtin e tij të lirë – dhe një gjë e tillë vërehet në stilin e veshjes dhe modelimit të gazetarit.
E diçka që urren tek vetja, Hamiti thekson ‘hezitimin’. /Prive.al