Sot po bën namin por a i keni dëgjuar këngët e Don Xhonit para famës?

By

Në shikim të parë duket se suksesin Don Xhoni e mori në afat shumë të shpejt kohor. Një paraqitje televizive dhe “vërshuan” ndjekësit, interesimi i publikut por edhe hitet.

Në vetëm tre muaj, reperi nga Drenica numëron tre hite, i fundit bashkëpunimi “Break down” me Encën.

Por nëse mendoni se suksesi për Xhonatanin është “i rënë nga qielli”, gaboheni.

Pavarësisht moshës shumë të re, reperi numëron edhe disa projekte paraprake të realizuara në mënyrë profesionale.

“Jena me ekip” është projekt i publikuar në Tetor të 2018-ës teksa “Ajo don”, incizuar në studion e “PINT” në Youtube gjendet që nga vera e vitit të kaluar.

Nëse nuk i keni dëgjuar më herët, këto janë këngët e Don Xhonit para famës absolute që mori së fundmi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm