Alaudin Hamiti hap dyert e shtëpisë së tij për të prekurit nga tërmeti

By

Sot si asnjëherë më parë u vu në pah solidariteti dhe gatishmëria për të ndihmuar të prekurit e tragjedisë natyrore në Shqipëri.

Shumë ofruan të mira materiale, ushqim, para e disa edhe strehim për ata që i zuri nata në qiell të hapur.

Edhe Alaudin Hamiti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, njoftoi që po hap dyert e shtëpisë së tij për të mirëpritur dhe akomoduar të prekurit nga tërmeti.

Përveç kësaj, sonte në emisionim Nd’rrimi i Natës  në bashkëpunim me organizatën bamirëse Fundjavë Ndryshe, do të organizojnë mbledhje të fondeve drejtpërdrejtë sonte në Klan Kosova, me fillim nga ora 21:30.

Kjo iniciativë vjen pas tragjedisë që përjetoi Shqipëria sot, pas një goditje të fuqishme tërmeti e cila shkaktoi viktima në njerëz dhe dëme materiale të mëdha. Të gjitha fondet e mbledhura dedikohet për të prekurit nga tërmeti.

Të ftuar në studio do të jenë, këngëtarja me prejardhje nga Durrësi Lori Kaqka, reperi Mozzik dhe aktori Kushtrim Sheremeti.

Klikoni KËTU për dhuruar donacione në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm