Akuzohet për 14-të krime, Cardi B nuk e pranon asnjërin!

By

Cardi B është akuzuar nga Juria e Madhe e Queens mbi rastin e saj të vazhdueshëm të rrahjeve në klub, ABC Neës raportoi të premten në mëngjes (21 qershor).

Mirëpo në të gjitha akuzat ajo është deklaruar se është e pafajshme duke mos e pranuar se i ka kryer këto krime.

Akuzat “nuk ishin menjëherë të qarta”, ndërsa ajo është vet deklaruar e pafajshme pasi policia e mori në pyetje gjatë të martës, me 25 qershor.

TMZ raporton se Cardi u padit “me 14 akuza, duke përfshirë dy akuza për veprën penale të kryerjes së një sulmi me qëllim për të shkaktuar lëndime të rënda fizike. Akuza të tjera përfshijnë rrezikshmëri të pamatur, sulme, kërkime kriminale, konspiracion dhe ngacmim. ”

Cardi ishte përballur me akuza për kundërvajtje në rast pas një rrahje në një strup klub, në të cilën ajo ishte akuzuar për gjuajtjen e baristëve  me karrige dhe shishe.

 

 

Artikuj të ngjashëm