Dita e mërkurë dhe e enjte shënuan edhe dy ditët të cilat u mbajtë faza e parë e Festivalit të Këngës në RTSH.
Mes shumë lëshimeve në prezantim e disa gabime tjera mjaft të dukshme del edhe diçka tjetër e cila ‘Lëkund’ jo pak kredibilitetin e festivalit.
Këngëtarja e njohur Festina Mejzini, pjesmarrëse e këtij edicioni përmes një statusi mbrëmjen e kaluar akuzoi se edhe këtë herë si shumë herë tjera Votimi nuk ka qenë korrekt duke hyrë kështu në lojë shumë faktorë tjerë.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarë konkurrent të këtij festivali dalin mjaft të pakënaqur e me një mal akuzash për të duke bërë kështu që shumë artistë të hezitojnë të bëhen pjesë e tij përkundër rëndësisë që ka fituesi i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e Eurosong. /Prive.al/