Aktorja shqiptare me famë botërore bëhet nënë!

By

Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, është bërë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë djalin e saj Philip.

38 vjeçarja ka publikuar një fotografi të bashkëshortit të saj Peter Palandijan duke e mbajtur vogëlushin në duar, në një pozë të inspiruar nga filmi i animuar The Lion King.

Përshkrimin e kësaj fotografie Dushku e ka vënë: “Bebja jonë. Philip Bournse, a mund ta ndjesh dashurinë”.

Aktorja nuk ka dhënë detaje të tjera se kur ka ardhur në jetë vogëlushi apo për peshën e bebes.

Ky është fëmija i parë për Elizën, mirëpo i pesti për Peter i cili është bërë baba na një martesë e mëhershme.
Eliza tregoi se po priste fëmijë në muajin shkurt, duke debutuar m barkun e fryrë në në tapetin e kuq, në premierën e dokumentarit të saj Mapplethorpe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm