Në të shumtën e rasteve gratë e famshme hezitojnë ta pranojnë se kanë bërë ndërhyrje qoftë kirurgjike e qoftë estetike në trupin e tyre.
Por një aktore e famshme kosovare nuk e ka problem ta thotë që nuk i pengojnë ndërhyrjet dhe do t’i bëjë sapo ta ndjejë të nevojshme dhe të jetë e pakënaqur me pamjen e saj të shkaktuar nga mosha.
Aurita Agushi, aktorja kosovare e filmit e teatrit që arriti edhe në Oscar me rolin e saj në filmin “Shok”, në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova e thotë haptazi që do të bëjë ndonjë ndërhyrje estetike, megjithatë jo të ekzagjeruar dhe brenda suazave të tipareve të saj.
“Kur të më duket se kam nevojë do të bëj ndonjë ndërhyrje, por vetëm ato që i shkojnë fytyrës time dhe jo diçka që më bën të mos ngjaj në vetveten”.
NDIQENI TË PLOTË EMISIONIN!