Olga Kurylenko ka njoftuar se ajo është rikuperuar plotësisht pas luftimit me koronavirus.
Aktorja 40 vjeare, shkroi: “Unë jam shëruar plotësisht. Për një javë u ndjeva shumë keq dhe isha e shtrirë në shtrat, duke fjetur, me ethe dhe dhimbje koke të fortë. Javën e dytë, ethet u zhdukën por mu shfaq një kollë i lehtë dhe u ndjeva e lodhur. Në fund të javës së dytë, u ndjeva shumë mirë. Kollitja pothuajse është zhdukur edhe pse ndonjëherë kollitem në mëngjes. Unë jam mirë dhe tani po e shijoj këtë kohë me djalin tim”.
Më poshtë postimi i saj./Prive.al