Aktorja e njohur ka nisur një lidhje të re dashurie dhe mediat i ranë pas se kush është djali fatlum.
Jennifer Lawrence dhe i dashuri i saj Cooke Maroney, janë fotografuar së bashku të mërkurën, gjatë një shëtitjeje në Paris të Francës
27 vjeçarja, fituese e çmimit Oscar dhe drejtori i galerisë së arteve, janë fotografuar duke shëtitur dorë për dore dhe pas spekulimeve për një romancë në mes tyre, tashmë lidhja e dashurisë u konfirmua edhe me prova.
Nëse s’e keni ditur, mediat ndërkombëtare raportuan për Jennifer dhe Cooke, që në fillim të muajit qershor. /Prive.al