Aktorja e njohur bëhet sërish nënë

By

Billie Lourd tani është nënë e dy fëmijëve!

Aktorja dhe bashkëshorti Austen Rydell, të dy 30 vjeç, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku, zbuloi babai i aktores, Bryan Lourd të martën.

“Vajza ime lindi një fëmijë mbrëmë,” tha ai ndërsa ishte ulur me Claudia Eller, shefe e prodhimit të Variety .“U largova nga spitali në orën 1:30 dhe mbërrita sot në mëngjes në 6. Jam pak i lodhur, por i lumtur”.

“Gjithçka është e mrekullueshme,” shtoi ai. “Pra, nëse endem, kjo është për shkak se adrenalina po rrjedh ende”.

Lourd dhe Rydell janë edhe prindër të djalit 2-vjeçar Kingston Fisher.

billie lourd

Lourd znuloi barkun e saj në shtator në premierën në Londër të Ticket to Paradise, duke pozuar me duart e saj në bark përkrah Rydell.

Artikuj të ngjashëm