Gal Gadot është bërë nënë për herë të kartërt, teksa ka bërë së fundmi me dije lajmin e bukur se ka sjellë në jetë një vajzë. Aktorja 38-vjeçare ka publikuar një foto në Instagram, një foto mjaft të bukur në fakt, ku shfaqet me të bijën e sapolindur në krah, ndërsa bashkangjitur bën dedikimin e ëmbël:
“Vajza ime e ëmbël, mirë se erdhe. Shtatzënia nuk ishte e thjeshtë, por ne ia dolëm. Ke sjellë shumë dritë në jetët tona.”, shkruan ajo.
View this post on Instagram
Aktorja e “Wonder Woman” bëri po ashtu me dije se emri i vajzës është Ori dhe njësojs sic Gadot tha, ajo ka sjellë vërtetë dritë, pasi kuptimi i emri në gjuhën hebre, nga ajo vetë ka origjinën, është: “drita ime”.
Në fund të dedikimit, Gadot i thotë vajzës: “Mirëserdhe në shtëpinë e vajzave” dhe jo pa shkak, pasi nga martesa me Jaron Varsano, ato kanë edhe 4 vajza të tjera: Alma, 12 vjeç, Maya, 6 vjeç dhe Daniella, 2 vjeç.