Zanfina Ismaili fotografohet me reperin e njohur gjerman (FOTO)

By

Edhe pse Zanfina Ismaili është larguar për një kohë nga muzika, ajo nuk heqë dorë nga postimet e shumta në Instagram.

Këngëtarja së fundmi është fotografuar me reperin e njohur gjerman, Raf Camora, me të cilin u takua gjatë një koncerti të cilin artisti i huaj e mbajti në Prishtinë.

Zanfina, imazhin e postoi në instastory dhe e etiketoi Camora’n.

Reperi gjerman u bë më i njohur në Kosovë pas bashkëpunimit të tij me Azet për këngën ‘Ça bone’ si dhe mega-hitin ‘Toto’ në duet me Noizyn.

Pas këtyre dy këngëve, disa klube të Kosovës i kanë bërë ftesë artisti për të qenë pjesë e koncerteve bashkë me artistët shqiptarë.

Zanfina e ndjek atë në Instagram, ndërkaq Camora jo për shkak se në Instagramin e tij ‘folloëing back’ ka numrin 0./Prive.al

Artikuj të ngjashëm