Aktorja amerikane rrëfen betejen e saj me sëmundjen e kancerit

By

Aktorja amerikne Shannen Doherty postoi fotografi të betejës së saj të fazës së katërt, të kancerit të gjirit për të inkurajuar ndjekësit e saj të fillojnë të kontrollohen për sëmundjen.

Duke ndarë fotografitë në Instagram të enjten, ish-ylli i “Beverly Hills, 90210” përshkroi udhëtimin e saj brutal, me diagnozë të shumëfishtë, për të “shkurtuar frikën” nga ajo që na pret.

“Për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, do të doja të ndaj më shumë udhëtimin tim personal nga diagnoza ime e parë në atë të dytë. Eshte e bukur e gjitha? JO por është e vërtetë dhe shpresa ime në ndarjen është që ne të gjithë të bëhemi më të arsimuar, më të njohur me atë se si duket kanceri,” shkroi 50-vjeçarja Doherty.

“Shpresoj t’i inkurajoj njerëzit të bëjnë mamografi, të bëjnë kontrolle të rregullta, të kalojnë frikën dhe të përballen me gjithçka që mund të jetë para jush”.

Ish -ylli i “Charmed”, i cila u diagnostifikua me kancer të gjirit në mars të vitit 2015, detajoi grafikisht trajtimet që ajo ka kaluar, të cilat përfshinin një mastektomi, kimioterapi dhe rrezatim.

View this post on Instagram

A post shared by ShannenDoherty (@theshando)

“Kam pasur shumë gjakderdhje nga hunda nga kimioterapia,” tha Doherty. “Nuk jam e sigurt nëse ndonjëri prej jush e ka përjetuar këtë. Unë gjithashtu isha përtej lodhjes”.

Doherty më pas njoftoi në shkurt të vitit të kaluar se po luftonte me fazën e katërt të kancerit të gjirit, dhe që atëherë u siguronte fansave përditësime të rregullta, së fundmi duke u thënë fansave se ajo po lufton për të qëndruar gjallë.

Artikuj të ngjashëm