Aktorja amerikane më në fund është e shëruar

By

Aktorja amerikane Kathy Griffin, më në fund ka fituar betejën e saj me kancerin.

Griffin ndau lajmin emocionues teksa shfaqej në “Jimmy Kimmel Live!” të martën, duke i thënë prezantuesit se pasi iu nënshtrua një operacioni për të hequr gjysmën e mushkërisë, ajo është zyrtarisht e shëruar.

“Unë jam pa kancer,” tha Griffin. “Nuk e di pse, kisha një tumor, apo jo? Dhe unë kurrë nuk kam pirë duhan, dhe sëmundja ishte ishte në trupin tim për 10 vjet”.

Ylli i “My Life on the D-list” shpjegoi procedurën për të hequr një pjesë të mushkërive të saj, duke thënë se doktori i saj i tha se do të dukej si një “prezervativ i përdorur”.

Griffin, 61 vjeç, tha se kordat e saj vokale janë ende duke u rikuperuar kështu që zëri i saj ka ndryshuar.

Griffin zbuloi në fillim të gushtit zbuloi se iu nënshtrua një operacioni disa ditë pasi ndau lajmin e saj shëndetësor, dhe tha se “shkoi mirë”, por doli të ishte më e vështirë nga sa e kishte kuptuar.

Ish-prezantuesja e “Fashion Police” njoftoi diagnozën e saj me kancer në mushkëri gushtin e kaluar.

“Për të qenë e sinqertë, ky operacion i kancerit ishte pak më shumë nga sa kisha parashikuar. Sonte do të jetë nata ime e parë pa asnjë qetësues narkotik. Më e fortë se kurrë, ajo tha se e di se mund t’i kalojë betejat e saj pa ndihmën e qetësuesve”.

“Me mbi një vit të pastër dhe pa drogë, tani e di që mund ta bëj këtë dhe çdo gjë që dua pa ato pilula djalli,” vazhdoi ajo. “E di çfarë? Më shumë i frikësohem drogës dhe varësisë sesa kancerit. Pra, mendoj se do të jem mirë,” përfundoi ajo.

Artikuj të ngjashëm