Chadwick Boseman, ylli i “Black Panther”, ka vdekur në moshën 43 vjeç pas një beteje 4-vjeçare me kancerin e zorrës së trashë.
Familja e tij lëshoi një deklaratë, duke thënë “Me pikëllim të madh konfirmojmë vdekjen tragjike të Chadwick Boseman. Chadwick u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë të fazës III në vitin 2016, dhe u ndesh me të këto 4 vitet e fundit, ndërsa sëmundja përparoi në fazën IV”.
Ata vazhdojnë se “ishte nderi i karrierës së tij të sillte në jetë King T’Challa në Black Panther”.
“Ai vdiq në shtëpinë e tij, me gruan dhe familjen pranë tij”.
Chadëick, i cili në mënyrë të famshme solli në jetë superheroin e parë të zi të Marvel në “Black Panther” së bashku me një varg filmash ‘Avengers’ u dha jetë shumë roleve ikonike. Ai portretizoi Jackie Robinson, James Broën dhe Thurgood Marshall në “Marshall”.
Burimi: TMZ