Aktori i njohur francez vdes në moshën 37 vjeçare

By

Aktori francez Gaspard Ulliel, i cili do të shfaqet në serialin e ardhshëm televiziv të Marvelit, Moon Knight, ka vdekur në moshën 37-vjeçare.

Familja e tij i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai vdiq, të mërkurën, pas një aksidenti me ski në Alpe.

Ulliel, një nga aktorët më të njohur francezë, është shfaqur në “It’s Only the End of the World” dhe “Saint Laurent”, biografia e stilistit francez të modës.

Aktori ishte duke bërë ski në rajonin Savoie kur u përplas me një tjetër, duke pësuar një traumë të rëndë në tru.

Lajmi për vdekjen e tij erdhi vetëm një ditë pasi traileri për Moon Knight, në të cilin ai luan si Midnight Man, u publikua në internet.

“Kinemaja franceze po humbet një talent të madh, plot sharm dhe energji”, shkroi në Twitter ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Ulliel u shfaq në ekran që në moshë të re, por fitoi vlerësim ndërkombëtar për performancën e tij si Hannibal i ri në “Hannibal Rising” të 2007-ës.

Ai fitoi çmimin Cesar për aktorin më të mirë – ekuivalenti francez i një Oscari – në 2017, për interpretimin e tij përballë Marion Cotillard dhe Lea Seydoux në “It’s Only the End of the World”.

Në vitin 2005, ai fitoi aktorin më premtues për interpretimin e tij në dramën e Luftës së Parë Botërore “A Very Long Engagement”, ku luajti Audrey Tautou.

“Saint Laurent”, një film biografik i vitit 2014 për stilistin francez Yves Saint Laurent, u emërua si një nga filmat në garë për çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë.

Artikuj të ngjashëm