Aktori i njohur akuzohet për dhunë seksuale ndaj një të miture

By

Aktori amerikan, Warren Beatty është paditur nga një grua e cila po pretendon se ai e kishte detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale me të në vitin 1973 kur ajo ishte e mitur.

Gruaja me emrin Kristina Charlotte Hirsch që tani jeton në Luiziana, ngriti padi në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, duke pretenduar se ajo u takua me të në një set filmi, shkruan PageSix transmeton Klankosova.tv.

Paditësja pretendon se ajo u takua me aktorin e atëhershëm 35-vjeçar në një set filmi dhe se ai dyshohet se e detyroi atë në “seks oral”, “seks të stimuluar” dhe “marrëdhënie seksuale” kur ajo ishte 14 dhe 15 vjeç.

Hirsch po kërkon një gjyq nga juria dhe po kërkon dëmshpërblim për shqetësime psikologjike, mendore dhe emocionale, duke pretenduar se abuzimi seksual i supozuar ka çuar në “çështje me besimin dhe kontrollin”, si dhe në vështirësi në ndërveprim me njerëzit në pozita të autoritetit.

Artikuj të ngjashëm