Aktori i famshëm përballet me gjashtë akuza të reja!

By

Aktori Jussie Smollett është paditur nga një prokuror special në Illinois për gjashtë akuza për gënjeshtra ndaj policisë.

Aktori i “The Empire” tha se ai ishte subjekt i një sulmi racist dhe homofobik në Çikago vitin e kaluar, njofton Klan Kosova.

Autoritetet e kanë akuzuar atë gjithashtu për organizim të sulmit ndaj për publicitet, diçka që ai gjithmonë e ka mohuar.

Smollett tani përballet me gjashtë akuza për sjellje të çrregullt, tha prokurori special Dan webb në një deklaratë.

Por, çfarë thotë Smollett?

Në janar të vitit të kaluar, policia e Çikagos tha që po heton një sulm të dyshuar racist dhe homofobik ndaj Smollett nga dy burra të maskuar.

Ata thanë se aktori ishte grushtuar në fytyrë, ishte derdhur një “substancë kimike të panjohur” dhe kishte një litar të mbështjellë rreth qafës.

Smollett i tha policisë që dy sulmuesit gjithashtu i referoheshin Maga, ose Make America Great Again – slogani i përdorur shpesh nga Presidenti Donald Trump dhe mbështetësit e tij.

Të famshmit duke përfshirë Viola Davis, Janelle Monae dhe TI, së bashku me aktorët e “The Empire” dhanë mbështetje për aktorin.

Artikuj të ngjashëm