Pritet që këto ditë të merr jetë projekti që Labinot Tahiri ka paralajmëruar në Prive para pak ditësh.
“Amanet mos më harro” do të titullohet kjo këngë e krijuar nga Bini Nebihu, me tekst të Fuegos e me klip të XL Films.
Mirëpo, paralelisht me këtë produksion duket se Labi ka nisur punë për një tjetër këngë.
Producenti i tij Bini ka treguar përmes instagramit se do e shohim shumë më ndryshe se më parë.
Se për çfarë bëhet fjalë presim e shohim këto ditë./Prive.al