Dizajneri i njohur kosovar Valdrin Sahiti, u bë para pak ditësh për herë të para baba i një vajze të cilën e pagëzoi me emrin Bella.
Vogëlushja Sahiti, u lind në Shtetet e Bashkuara ku ende po qëndron me nënën e saj Edita Ramadanin e edhe me Sahitin.
Familja Sahiti ka marrë dhurata të panumërta nga miqtë e familjarët që edhe kanë dërguar pusulla urimi për ardhjen në jetë të vajzës.
Ndërsa për gëzimin e shtëpisë që u erdhi në më pak se një vit martesë, për çiftin Valdrinin e Editën, urim të veçantë ka pasur edhe Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila në profilin e saj në Instagram ka publikuar një fotografi me babain e ri. /Prive.al