Janë një çift shumë-shumë i famshëm, e i ndjekur e i pëlqyer nga miliona. Çifti Kim Kardashian e Kanye West janë të martuar e të lumtur krah njëri tjetrit e me dy fëmijët e tyre, North dhe Saint.
Kim vet humbi me dhjetëra kilogramë pas lindjes së djalit, ndërsa tani të njëjtën gjë po e kërkon nga bashkëshorti i saj, reperi Kanye West që ta bëjë të njëjtën gjë.
Ajo e ka urdhëruar atë që të hyjë në një dietë e të humbë peshë, që kur të vijë në jetë fëmija i tyre i tretë, ai të jetë në formë.
Kardashian është përkujdesur vet për dietën e tij dhe po ashtu regjimin e ushtrimeve fizike, për shkak se po dëshiron që ai të ndjehet mirë kur familja e tyre të jetë zgjeruar.
Dyshja po pret edhe një fëmijë që të vijë në jetë, nga një nënë surrogate. /Prive.al