Pjesa e dytë e emisionit NIN në Klan Kosova mbrëmjen e kaluar ishte e rezervuar për reperin e Babastars, Agon Amiga.
Artisti foli më detajisht për projektin e tij të ri ‘Ska faj” duke treguar pothuajse gjithçka që kishte të bënte me të.
Mes tjerash Agoni i’u përgjigjë edhe disa pyetjeve të publikut të bëra në faqen zyrtare të emisionit.
Njëra prej shumë pyetjeve thoshte: Pse nuk e shpërndau Geti projektin tënd të ri?!
E përgjigja e reperit ishte e thjeshtë dhe e qartë duke thënë se rrjetet sociale janë diçka personale andaj në to mund të zgjidhet personalisht se çfarë do të shpërndahet e edhe pse një gjë e tillë nuk ndodhi kjo nuk ka ndikuar aspak në raportet mes dyshes.
Për më tepër ndiqeni videon e mëposhtme. /Prive.al/