AGONI DHE EGZONA NUK JANË BASHKUAR

By

Pas një periudhe ‘qetësie’ sot në media u rikthye vëmendja tek skandali i bisedave mes Agon Amigës dhe Afërdita Dreshajt dhe asaj që u shkaktua pas.

Një foto e Agonit dhe ish-gruas së tij Egzonës e postuar sot në një llogari në Facebook ngjalli dyshime për një përmirësim raportesh mes dyshes.

Madje shtypi rozë shkoi aq larg duke aluduar se e gjithë ngjarja ishte inskenim i pastër dhe ndarja e çiftit ishte shpikje.

Por Egzona e kontaktuar nga Prive, deklaroi nga Gjermania ku po qëndron se asgjë nga çfarë është shkruajtur në shtyp nuk është e vërtetë. Ajo mes të tjerash shtoi se imazhi është postuar nga ndonjë profil me emër të rrejshëm.

Të kujtojmë se e gjithë ngjarja erdhi si rrjedhojë e bashkëpunimit të Amigës dhe Afërdita Dreshajt ‘Topless’ që pasoi me publikim të bisedave në të cilat tejkaloheshin raportet kolegiale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm