Modelja e njohur shqiptare e krahason veten me Beyonce!

By

Modelja e njohur shqiptare, që nisi karrierën si velinë tek emisioni i Ermal Mamaqit, “Xing me Ermalin”, është zemëruar fort me gazetarët shqiptarë që një ditë më parë i komentuan veshjen.

Ajo kishte veshur një palë pantallona të tipit “jumpsuit” të ngjitura për trupi, që në shikim të parë duken transparente, megjithatë janë të punuara në atë formë, që materiali që vendoset poshtë atij transparent të duket sikurse ngjyra e lëkurës.

Kolaneci ka sqaruar se veshja e saj nuk është aspak transparente dhe se ka një metodë për ta bërë të duket ashtu.

Madje ajo e krahason veten me këngëtaren me famë botërore Beyonce, e njohur për format e saj bombastike, duke treguar përmes fotografive se edhe Queen B kishte të veshur thuajse të njëjtin model rrobash. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm