Reperi nga rradhët e Babastars, Agon Amiga duket se po e mban premtimin e dhënë pak muaj më parë në Prive.
Duke folur mbi planet e 2017-tës, reperi kishte deklaruar që do t’i përkushtohet vetes duke sjellur kryesisht projekte solo.
E saktësisht në bazë të planit, Amiga edhe po vepron!
Pas projektit ‘S’ka faj’, reperi ka gati projektin e ri, sërish vetëm.
Kënga do titullohet ‘Nuk e kom mo’ dhe do publikohet së shpejti, siç edhe ka paralajmëruar Agoni përmes rrjeteve sociale pa dhënë një datë të caktuar.
Në bazë të titullit, mund të aludojmë që Amiga, sërish do jetë më melankolik në këtë projekt muzikor. /Prive.al/