Agon Amiga sapo i bëri lëmsh të gjithë

By

Pakënaqësitë në Babastars nisën të lidhen së fundmi me emrin e një njeriu – Agon Amigës i cili është miku prej më shumë se dy dekada i Getoar Selimit, liderit të grupit në shpërbërje.

Ai publikoi një këngë që u duk si diss i hapur për Getin të cilin nisi as mos të ndjekë në rrjete sociale.

Tutje, Amiga i anuloi edhe koncertet.

Krejt kjo u kuptua qartazi si shenjë e largimit nga Babastars, rrugë të cilën e ndoqën edhe dy emra të tjerë, Cozman e Skivi.

Por, Agoni vazhdon të mbetet në BS. Këtë e ka konfirmuar para pak minutash në një postim të InstaStory ku paralajmëron risi nën petkun e Babastars.

20 vite bashkëpunim duket të jenë arsyeja që Geti dhe Agoni të mos mund t’i ndajnë rrugët aq lehtësisht me njëri-tjetrin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm