Kur përmendim emrin e saj sa e sa gjëra na vijnë në mendje, bukuria, eleganca, sharmi, ambicia dhe mbi të gjitha sukseset.
Është ajo që në vitin 2003 u zgjodh Miss Kosova dhe në vitin 2004 Miss Albania për të nisur kështu karrierën e saj nga Miss në organizatore të eventeve të tilla të bukurisë dhe jo vetëm.
Duke lenë anash arritjet, biznesin e hapur dhe gjithqka tjetër në të cilën Agnesa korri sukses të madh, atë ende e kujtojmë mbi të gjitha për bukurinë e saj rrezatuese.
Është seti i fundit fotografik realizuar nga fotografi i mirënjohur Endrit Mertiri ai që e solli Agnesen më bukur dhe me elegante si asnjëherë më parë.
“Jam e lumtur pafund për realizimin e editorialit “Ciocciara” duke synuar rikthimin e elegancës së divave si Gina Lollobrigida e Sophia Loren, si dhe prirjen në modë të një epoke sa të varfër dhe të vjetër, aq dhe sensuale e të guximshme.
Pas Sophia Loren, Gina Lollobrigida, Audrey Hepburn dhe Brigitte Bardot, vij edhe unë me një set fotosh me gomarin”
Është ky përshkrimi i Agneses në një nga këto foto të bukura të saj që ju sjell prive./PRIVE.AL/