Çifti i famshëm Afrona e Blero, janë të dashuruar deri në veshë.
Këtë nuk po e fshehin as ndaj njëri tjetrit e as ndaj publikut, duke iu servuar fotografi intime e fjalë të ndjera dedikuar shoqi-shoqit.
I tillë është edhe imazhi i fundit, plot pasion e dashuri.
Fotografia është realizuar në ndejën e ditëlindjes së Bleros, ku mbushi 39 vjet, e çifti aty shfaqet ne një moment shumë romantik.
Fjalët në këtë rast janë të tepërta. /Prive.al