E dashura e këngëtarit të njohur Blero, Afrona Dika është mjaft aktive sa i përket rrjeteve sociale duke ndarë kështu shumë pjesë nga jeta private me ndjekësit e saj.
E veprimet e tilla e bëjnë atë një ndër personat më të përfolur nga mediat.
Ditën e sotme gjatë punës duket se dikush ka gjetur diçka mjaft të mirë për ta surprizuar bukuroshen duke i dhuruar asaj një çokollatë në formë zemre.
Befasia erdhi nga një mikeshë e saj me emrin Ema duke i lënë poashtu një mesazh bukuroshes në të cilin shkruhej “Për një yll si Afrona” teksa nuk vonoi shumë dhe e dashura e këngëtarit ndau me ndjekësit e saj këtë surprizë që e cilëson si mjaft të bukur. /Prive.al/