Çfarë duhet të keni parasysh para se të bëni seks në plazh

By

Të bësh seks në plazh mund të tingëllojë argëtuese, por sipas ekspertëve duhet të bëni shumë kujdes, sepse mund të infektoheni ose të kafshoheni nga ndonjë insekt në rërë.

Ekspertët thonë se seksin në plazh duhet ta planifikoni para se ta bëni, duke marrë kështu me vete ndonjë batanije të hollë që iu jep freski, shkruan National Coalition For Sexual Health, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, nëse seksi ndodh pa planifikim, ekspertët rekomandojnë që gjatë marrëdhënies, gruaja të jetë mbi partnerin, për t’iu shmangur djegieve.

Një tjetër problem që mund të ndodh kur bëni seks në plazh është futja e rërës në organet gjenitale, sidomos tek gratë, prandaj duhet pasur shumë kujdes.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që kur doni të bëni seks të plazh, të mos harroni të përdorni kremin e diellit.

Artikuj të ngjashëm