Mosha e saj është tejet e re, mirëpo në fizik e stil jete ajo duket shumë më e vjetër.
Afrona Dika sot feston ditëlindjen e saj, në mes befasish e momentesh të bukura me të fejuarin e saj, këngëtarin Blerim Muharremi.
Në profilin e saj në Instagram, ajo ka publikuar fotografi e video nga kjo ditë e veçantë, ku po shënon 25 vjetorin e lindjes së saj.
Afrona është bërë vetëm 25 vjeçe të martën, ndërsa urimi për të ka ardhur shumë shpejt nga Blero, i cili vetëm disa ditë më parë mbushi 39 vjet.
“Dua të plakem me ty”, i ka uruar Blero asaj, përmes një fotografie në Instastory, duke shtuar: “Nesër na pret një ditë e vecantë”. /Prive.al