Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj po qëndron për pak ditë në Kosovë e Shqipëri.
Qëndrimin në këto ditë vere ajo e shfrytëzoi në mënyrë produktive pasiqë në studion e Bleros regjistroi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Agon Amigën të cilën e vizuelizoi edhe me klip.
Projekti ‘Topless’ që u prit mjaft mirë arriti të grumbullojë gjysmë milioni klikime në Youtube brenda një jave të publikimit.
Paralelisht me punët në fushën profesionale, Afërdita po gjen kohë edhe për argëtim.
Këngëtarja u fotografua mbrëmë nga Prive në një prej klubeve të kryeqytetit teksa dëfrehej me shoqërinë e saj. /Prive.al/
[tribulant_slideshow gallery_id=”38″]