AULONA DHE FATMA KËNGËTARE ?!

By

Aulona dhe Fatma, dy thumbueset e estradës janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me veprimet e tyre nëpër rrjetet sociale.

Dyshja ka postuar një video të shkurtër të një ‘krijimi’ muzikor nëpërmjet të cilit ironizojnë ashpër me këngëtarët dhe tekstet e tyre që çdoherë e më shumë po e humbasin kuptimin duke u transformuar në antivlerë.

Përveç për tekstet, ato thumbuan artistët edhe për emërtimet e grupeve të fansave duke ia vendosur ndjekësëve të tyre një emërtim mjaft unik në hashtag-un e postuar në Instagram.

Megjithatë, edhe po ta kishin seriozisht hyrjen në muzikë Aulona dhe Fatma, kjo nuk do përbënte asgjë të jashtëzakonshme sepse për të qenë të sinqertë, në këtë vrull të këngëtarëve vetëm dyshja thumbuese ka mbetur pa u inkuadruar në sferën muzikore. /Prive.al/

View this post on Instagram

Miq ka ardhur momenti tju njoftoj per nje projekt qe une dhe Fatma Haxhialiu e kemi mbajtur sekret per kaq kohe. Bashkepunimi jone i rradhes qe vjen i finalizuar ne nje kenge dhe klip. Nje projekt per te cilin eshte punuar shume dhe qe me ne fund u finalizua. Per tekstin eshte punuar me shume kujdes nga disa autore. Muzika ju besua duarve magjike te @taninrgradio i cili per plote 3 minuta realizoi kete kryeveper. Idete dhe realizimi i videoklipit mban firmen tone dhe eshte punuar per plote 2 minuta e 30 sekonda. Produkti final nuk besoj se ka koment. Jam e sigurte qe do te jete hiti i kesaj vere, por ne kemi nevoje per mbeshtetjen tuaj. Bejini share kesaj kenge qe ti tregojme te gjithe kengetareve se cdo te thote te besh muzike te vertete. Vendosni hashtagun #tijekake dhe cdo video qe ju beni duke kenduar kengen do te behet repost. Faleminderit! Ju duam krejtve! #aulonadhefatmahit #tijekak @sipas_fatmes #kakators

A post shared by Aulona Musta (@aulonamusta) on

Artikuj të ngjashëm